Blen rroba për vajzën, gruaja vë duart në kokë kur shikon brenda qeses

492
0

Një nënë e re ka ngelur pa fjalë kur pa se çfarë kishte brenda qeses ku kishte futur një veshje të re për vogëlushen e saj.

Emma Tetlow hyri në një dyqan në Angli dhe zgjodhi një badi me ngjyra pastel që kishte imazhe të bufave të printuara kudo.

Ajo u mendua dy herë para se të merrte atë veshje pasi sytë e saj panë diçka tjetër. Sipas 33-vjeçares, bufat e kthyer mbrapsht ngjanin si gjoks femrash.

Printime të tilla ishin edhe në rroba të tjera për fëmijë.

Pasi ia dërgoi fotografitë nënës, Emma vendosi ta kthejë veshjen pasi vajza e saj nuk mund të kishte një garderobë të tillë.