Kryeministri Rama ka dërguar emrin e Blendi Çuçit tek Presidenti Ilir Meta për ta dekretuar si ministrin e ri të Brendshëm në vend të Sandër Lleshaj që dha dorëheqjen nga detyra .
Ne vend te tij ne Ministrinë e Bujqësisë, Rama ka emëruar ish ministren Milva Ikonomi.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre bujqësie;
dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”- shkruan Rama në Twitter.