Një arsye pse ajo drejton Europën! Merkel në supermarket, para se të mbyllet Gjermania

691
0

Nëse ajo drejton shtetin gjreman, kjo nuk do të thotë se ka të drejtë të shkelë rregullat e përgjithshme dhe të dalë jashtë, apo dyqanet të hapen posaçërisht për të.

Ajo mund të jetë gruaja më e fuqishme e planetit, e cila prej dy dekadash drejton Gjermaninë dhe Europën, por megjithatë, preferon të ndjekë rregullat që vendos vetë shteti, për të gjithë njësoj.

Angela Merkel iu desh të nxitonte për të bërë blerjet për fundvit, pak para bllokimit të përgjithshëm që hyri në fuqi sot në të gjithë Gjermaninë.

Sipas gazetës BILD, Merkel ishte në supermarketin e Berlinit Perëndimor KaDeËe.

Gazeta gjermane shkruan se kancelarja viziton shpesh këtë market për të blerë ushqimet.

Dy ditët e fundit në rrugët kryesore të blerjeve të Berlinit ishin veçanërisht të mbushura me njerëz, madje edhe radhë jashtë disa dyqaneve. Gjermania vendosi të mbyllet për festa deri më 10 janar.