Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg Francesco Becchetti-n, për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian.
Sipas Gjykatës, Becchetti ka krijuar një sistem shoqërish tregtare, me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale. Në këtë sistem, është përfshirë i pandehuri Becchetti, duke futur në këtë marrëdhënie nënën Lilliana Condomiti dhe vjehrrën e tij, Vjollca Kamberi.
Sipas Gjykatës, asetet e tyre dhe llogaritë bankare të shoqërive do kalojnë në favor të shtetit.
Përveç Bechettit, Gjykata dënoi edhe mamanë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Liliana Condomitti- 8 vite burg
Mauro De Renzis – 16 vite burg
Erjona Troplini-8 vite burg
Stavri Peçi – 2 vite burg, pezullim në shërbim prove
Fetah Dervishi – 3 vite burg, pezullim në shërbim prove