Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë, për përgatitjen e këtyre biskotave fantastike! Hidhini një sy recetës më poshtë.
Me siguri fëmijët tuaj do të lëpijnë gishtat.
Përbërësit:
- 500 gram miell fryrës
- 250 gram margarinë
- 1 kuti qumësht Panda
Përgatitja:
- Hidhni margarinën në një tigan dhe vendoseni të shkrijë. Pas kësaj, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta.
- Ndërkohë, në një tas shtoni miellin dhe qumështin Panda. Shtoni margarinën e shkrirë dhe përziejini mirë.
- Ngjesheni brumin mirë për disa minuta dhe filloni të formoni biskotat sipas formës që dëshironi.
- Vendosni një letër në enën për pjekje dhe më pas të gjitha biskotat në të.
- Vendosini në furrë të piqen për rreth 18 deri në 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.
- Shijojini!
/Shije.al/