Biletat e urbanëve 80 lekë – Paralajmerimi i transportit publik: Në gusht s’ka abone!

305
0

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron pezullimin e dhënies së abonesë për muajin gusht në rast se Bashkia e Tiranës apo qeveria nuk do t’i ndihmojë me një paketë sociale për kompesimin nga rritja e çmimeve të karburanteve. Shoqata, pas një mbledhje me drejtuesit e linjave urbane në kryeqytet, kërkon ndërhyrjen e instancave shtetërore për miratimin e vendimit subvensionues për vijueshmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të sajë rritjen e çmimit biletës të biletës. Të prekura nga kriza prej kohësh, shoqata ka protestuar për ndihmë nga institucionet shtetërore.

Por çfarë subvencionesh ka marrë deri më tani transporti publik?

Paketa e parë e ndihmës për shkak të Covid-19 u akordua për transportin publik në Tiranë nga Bashkia e Tiranës. Vet kryebashkiaku Veliaj lajmëroi në dhjetor se shuma totale e subvencionit e miratuar si paketë ndihme për operatorët e transportit publik do të ishte 1 milionë euro.  Në njoftimin e Bashkisë thuhej se për muajin Janar 2022, shoqatat e transportit do të merrnin në total 120 mijë euro, ndërkohë që pagesat do të bëheshin çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit. Në projektvendimin e qeverisë thuhej se kompesimi  kompanive të transportit publik do të bëhej me 100 lekë për litër nafte.

I pyetur nga Scan Tv, drejtori i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Dashnor Memaj tregon se operatorët kanë arritur të marrin vetëm një këst në muajin janar nga ky buxhet, I cili më pas u ndërpre dhe nuk u shpërnda më. Një këst varionte në shuma të ndryshme për operator të ndryshëm ku veç një linjë mund të merrte këst të parë  5000 deri në 10000 euro.

Teksa ende nuk ishte shpërndarë ndihma e parë nga Bashkia Tiranë, pas protestës së operatorëve të linjave urbane se do të rrisnin biletën dhe do të pezullonin shërbimin në rast të mosdhënies së ndihmës, në 12 mars 2022 qeveria doli me vendimin se miratoi për këtë sektor paketën e rezistencës rreth 500 milionë lekë. Sipas ekzekutivit, rimbursimi i naftës do të jepet për 3 muaj dhe bazohej te konsumi i deklaruar nga vetë operatorët e transportit në periudhën prill – qershor të vitit të kaluar.

Z.Mema konfirmon për SCAN TV se kjo paketë është shpërndarë e gjitha tek linjat e transportit. Por tashmë teksa ndodhen në vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve kërkojnë të subvencionohen edhe për 3 muaj të tjerë pasi nuk kanë mundësi të nxjerrin në punë autobusat.

Në mungesë të një përgjigje nga autoritetet përkatëse kjo shoqatë paralajmëron se do të rrise çmimin e biletës nga 40 lekë në 80 lekë për të pasur një transport funksional dhe rritje të cilësise. Por çmimi I biletës nuk është në dorën e shoqatave por mund të rritet vetëm me vendim të këshillit bashkiak. Hera e fundit e ndryshimit të çmimit të biletës në Tiranë është kryer në dhjetor të 2015. Çmimi aktual I biletës është 40 lekë, I abonoes së linjës është 1200 lekë ndërsa abones së përgjithshme 1600 lekë.

Janë 13 linja urbane që operojnë cdo ditë në nëpër rrugët e kryeqytetit duke transportuar në ditë rreth rreth 200,000 persona në ditë ku pjesa më e madhe, rreth 64.7%, udhëton me biletë dhe një pjesë më e vogël përdorin abonetë, librezat etj.

Marinela Lina / SCAN