Bie serish Euro dhe Dollari, cfare po ndodh sot ne kursin e kembimit

6086
0

Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes edhe një herë teksa është blerë sot në raport me dje me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar zbritje të kuotës duke u blerë sot me 102.5 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane dhe ajo ka shënuar rënie të ndjeshme të vlerës duke humbur sërish pikë nga dita e mërkurë teksa është blerë sot me 105.5 lekë dhe është shitur me 106. Lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka regjistruar zbritje duke u blerë sot me 119.5 lekë dhe duke u shitur me 120.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.