Bie ndjeshem numri i rasteve te reja me Covid ne vendin tone, Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e fundit

299
0

Ministria e Shëndetësisë raportoi diten e sotme për 169 raste të reja me koronavirus dhe katër humbje jete.

Qytetarët e infektuar u zbuluan pas kryerjes së 2.520 testimeve. Pacientët, që pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ja dolën dot të mposhtin sëmundjen, ishin të moshave 57-86 vjeç.

Numri i qytetarëvë që u shërua në 24 orë është 572, ndërsa i të shtruarve në spitalet COVID, 182. Nga këta, 9 janë në terapi intensive dhe një në intubim.