Skip to content

Betohen 6 deputetët e partisë ‘Bindja Demokratike’ të Astrit Patozit (Emrat)

    Në seancën e sotme parlamentare kanë bërë betimin, gjashtë deputetët e rinj që kanë pranuar të marrin mandatin.

    Bëhet fjalë për tre ish-aleatë të Lulzim Bashës, Artur Roshin, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Zef Shtjefnin, kryetar i partisë Ora e Shqipërisë dhe Nikolin Stakën i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim.

    Ndërkohë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim është betuar edhe Eugen Bojaxhiu dhe nga kandidatët e Partisë Demokratike, Fatjona Dhimitri dhe Andi Përmeti.

    Por ajo që bie në sy është se Andi Përmeti është edhe themelues i partisë së re Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi.

    Ndonëse parti e re tashmë Bindja e Patozit, është e përfaqësuar edhe në Kuvend.