Aksidentohet në Bllok Arbana Osmani, Eduart Grishaj i qëndron pranë (Video)

2768
0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është përfshirë para pak minutash në një aksident të lehtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Në pamjet nga Faxweb Arbana shihet mjaft e shqetësuar, ndërsa pranë i qëndron dhe i dashuri i saj Eduart Grishaj.

Duket se Osmani ka përplasur makinën e saj me një tjetër mjet, që drejtohej po ashtu nga një grua.

Në zonë ka prani dhe të disa punonjësve të Policisë, të cilët po kryejnë verifikimet e rastit.

Moderatorja është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dhe një djalë Jonin, dhe mesa duket tashmë e ka lënë gjithçka pas krahëve me romancën që ka nisur me regjisorin e emisionit të saj.