8.5 C
Tirana

Besojeni ose jo, ky është shqiptari më i kërkuar në Google

Date:

Share:

Nëse duam të dimë më shumë rreth njerëzve të njohur dhe zgjidhjen e gjejmë në Google. Pa ia nisur ende gërmimeve e dimë fare mirë se aty mund të gjejmë pothuajse gjithçka; ky motorr kërkimi na ka lehtësuar disi jetën. Ne arritëm të zbulonim se cili shqiptar është më i kërkuar, për kë janë të interesuar njerëzit të dinë.

Listës së shqiptarëve më të kontrolluar në Google i bashkohen figura të rëndësishme historike, udhëheqës legjendarë, politikanë dhe artistë.

I fundit në renditje pozicionohet Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë, për të cilin rezultati i kërkimeve kap shifrën 1,070,000 (0.48 sek). Si themelues i shtetit shqiptar dhe një ndër qeveritarët më të rëndësishëm të historisë sonë, të qenurit shumë i kërkuar është mëse e kuptueshme.

Ndër vite për Ismail Qemalin është kërkuar dhe do të kërkohet, për vetë faktin e të qenurit një burrë shteti, me të cilin historia e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur.

Pas tij vjen shkrimtari i mirënjohur bashkëkohor Ismail Kadare me 1,100,000 kërkime (0.55 sek).

Krijimtaria artistike e Kadaresë, si një gur i rëndësishëm në letërsinë shqipe si dhe tejçimi i veprave të tij edhe në tregun botëror janë disa nga arsyet pse shkrimtari i mirënjohur bashkëkohor numëron 1,100,000 kërkime në Google.

Dhe kush më mirë se një politikan i tanishëm mund ta rrëzonte një shkrimtar.

Rezultatet për kryeministrin Edi Rama shkojnë 1,250,000 (0.42 sek). Nisur nga rrugetimi i tij i gjatë në politikë, në të cilin ka qenë përherë protagonist, shifrat janë mëse të arsyeshme.

Me 23, 000 kërkime më shumë se Rama në Google është Ermal Mamaqi, konkretisht 1,480,000 (0.26 sek).

Pjesë e grupit muzikor “The Dreams”, përfshirja në disa emisione humori si dhe të qenurit shumë aktiv në rrjetet sociale e kanë bërë Ermalin një figurë shumë popullore shto ketu edhe shumica e perdoruesve te internetit janë te moshes se re

Listës nuk kishin s’i t’i mungonin artistët e muzikës. Videoklipet dhe këngët e shumëpëlqyera nga publiku ndër vite, si dhe rikthimet e fuqishme përkthehen në sa më shumë famë dhe interes për të ditur e kontrolluar rreth këtyre këngëtarëve.

Elvana Gjata është ndër artistet shqiptare më të kërkuara në Google me 1,500,000 (0.33 sek) rezultate.

Sipër Elvanës renditet politikani dhe shkrimtari Fan Noli me 1,720,000 (0.54 sek) kërkime.

Ish- kryeministri i Shqipërisë është ndër intelektualët më në zë të historisë shqiptare, për të cilin ndër vite janë bërë studime të shumta.

Siç dukshëm vihet re, lista dominohet nga pushtetarët. Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova numëron në Google 1,900,000 (0.57 sek) kërkime.

Një figurë e lidhur ngushtësisht me fatin e Kosovës dhe përpjekjet e shumta për liri, si bashkëthemelues i lëvizjes së parë demokratike në vend.

E meqë jemi mes politikanësh, Sali Berisha s’kishte si të mungonte me një rezultat prej 2,200,000 (0.39 sek) kërkimesh.

Lider historik i Partisë Demokratike, president e kryeministër i Shqipërisë, Berisha është ndër politikanët më të përfolur e rrjedhimisht më të kërkuar në Google.

Sidoqoftë, e shkuara ia ka dalë ta rrëzojë politikën e tanishme, ku Skëndërbeu, ndër figurat padiskutim më pozitive shqiptare renditet ndër më të kërkuarit në Google me 2,600,000 (0.48 sek) kërkime edhe pse ky kerkim nuk mund te merret per baze, pasi Skenderbeu eshte edhe skuadra e Korces dhe kerkimi ne te shumten e rasteve i referohet Skuadres se futbollit.

Në vendin e tretë renditet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me shifrën 3,080,000 (0.38 sek) kërkime.

Një politikian, emri i të cilit është lakuar vazhdimisht prej problemeve me drejtësinë si pjesëmarrës dhe ish- udhëheqës i ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Të qenit i sukseshëm dhe të bërit sa më shumë emër padiskutim të çon në majat e renditjes së Google- it.

I dytë në listë është Noizy me 3,130,000 (0.31 sek) kërkime. Këngët e reperit numërojnë miliona klikime, çka duket se është përkthyer në një rezultat të lartë në Google.

Në krye të renditjes, si shqiptari më i kërkuar është udhëheqësi komunist Enver Hoxha me plot 3,830,000 (0.39 sek) kërkime.

Të qenurit në krye të shtetit për dekada me radhë, si lider diktatorial e bën Hoxhën ende një figurë të kerkuar në ditët e sotme. Sipas Google ish diktatori komunist është shqiptari më i kërkuar. Në fund të fundit me aq shumë krime dhe te zesa që i bëri popullit sa qëndroi në krye, s’kishte si të mbetej në harresë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.