Bes Kallaku: Edhe unë jam i demtuar nga Gulf, ja si e mora vesh..

471
0

Skandali i Gulf tashme ka marre permasa te medha pasi shume qytetare kane mbetur me tollona ne duar.

Nuk kane se ku te trokasin dhe as ku te kerkojne llogari pasi shteti ka heshtur deri me tani per kete skandal miliona eurosh.

Pak dite me pare disa portale qe skishin ku te kerkonin fajtorin per kete afere ju sulen Bes Kallakut sa per ta demtuar e sa per disa klikime me shume.

Kallaku ka reaguar me nje status diten e sotme ku deklaron se ai eshte i demtuar si imazh edhe ekonomikisht nga kjo kompani.

E kam mesuar vetem nepermjet lajmeve falimentimin e kesaj kompanie. Une kisha rene dakort te isha imazh 7 muaj ne kete kompani.

I pyetur nga Shqiperia ime ai nder te tjera eshte shprehur qe nuk e kupton pse lidhet figura e tij kur ai eshte kontaktuar thjesht si imazh.

“Une akoma skam marre leket e mia, jam edhe une i demtuar si te gjithe qytetaret e tjere” tha ai per gazetarin e shqiperiaime