Berisha nuk pyet për gazin lotsjellës: Jam në gjendje të shkëlqyer, po përdorin armë toksike (Video)

706
0

Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në protestën e opozitës e cila po mbahet para Parlamentit. Situata është tensionuar pasi ka pasur një përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku FNSH ka përdorur edhe gazin lotsjellës. Berisha i prekur nga gazi shihet duke lotuar.

Gazetarja e Tirana Today i ka marrë një prononcim të shkurtër Berishës, i cili ka komentuar përdorimin e gazit nga policia. Ai është shprehur se qeveria Rama ka përdorur mjetet e fundit si të parat për të ndaluar protestën.

“Kjo është një armë toksike, me një shkallë të caktuar që përdoret pasi dështojnë mjetet tjerat. Por këta e përdorin të parë, por edhe ne do t’iu kthejmë. Edhe demonstruesit janë të përgatitur. E kanë betejë të humbur, nuk mbrohen me tym e me gaz”, tha Berisha.

Si është gjendja juaj shëndetësore?

Berisha: Gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyer.

TIRANA TODAY