Taulant Balla bën deklaratën që nuk pritej në Kuvend

1325
0

Ndërsa jashtë derës së Kuvendit protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme, brenda në Parlament vijojne te qete fjalimet e tyre.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, PS do të fitojë dhe zgjedhjet e vitit 2021.

“Në do fitojmë edhe në vitin 2021 sepse u kemi dëshmuar shqiptarëve se jemi besnik ndaj tyre.Në zgjedhjet lokale në 30 Qershor do fitojmë, kush mendon se nuk do të zhvillohen, e ka gabim. Do të zgjidhen 61 kandidatët. Ne jemi modeli më i mirë dhe kemi model të suksesshëm në çdo cep të vendit. Ne jemi këtu sot për të plotësuar këtë mandat të rëndësishëm.