Berisha- emigrantëve: Bashkohuni me ne në protestë, të përmbysim regjimin monist

58
0

Kreu i PD, Sali Berisha po mban fjalën e tij në Parlamentin e Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit Berisha i bëri thirrje emigrantëve t’i bashkohen protestës dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Po ashtu Berisha iu drejtua bizneseve, mësuesve t’i bashkohen protestës si dhe iu bëri thirje shqiptarëve që të bashkohen kundër Ballkanit të Hapur.

Kemi çmime më të lartë se mesataren e çmimit europian ka vaji…Nafta po ashtu ka kapur çmimin e Zvicrës…Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2% dhe nuk është rritur…I bëj thirrjeve bizneseve të vogla dhe të mesme, të bashkohen në protestë. Ju bëj thirrje emigrantëve të bashkohen në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja.

Çdo emigrant ka të drejtën të votojnë për partinë dhe deputetin që duan. Unë e kuptoj që është e pamundur një shpërngulje e emigrantëve, por ata duhet të marrin pjesë për fëmijët e tyre. Në Shqipëri është vendosur monizmi i poltë. Sistemi i shëndetësisë është duke u shpërbërë, fondet janë qesharake, protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigja më e merituar.

Koha është të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona që të përmbysim regjimin monist. Një thirrje të vecantë kam për pronarët për të cilët bëj autokritikë, u bëj thirrje të bashkohen me ne se pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë. Hajduti që s’ka kufi tha se mungojnë dhjetra mijëra faqe. Nëse PD nuk përmbushi detyrimet ndaj jush, ju siguroj se në vitin 2007 u dixhitalizua cdo dokument. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër Ballkanit të Hapur. Shqiptarët të kenë në dorë fatin e tyre dhe jo të vendosë Beogradi”-tha Berisha.