Bëri gjithçka për t’u dukur si aktorja e njohur, vajza ‘misterioze’ përfundon pas hekurave

1391
0

Një vajzë e re cila është bërë e njohur tashmë kudo për përpjekjet e saj për t’i ngjarë aktores së famshme Angelina Jolie, raportohet të jetë vënë në pranga së fundmi.

Sipas autoriteteve iraniane, 22-vjeçarja akuzohet për një sërë veprash penale.

Sahar Tabar, thuhet të ketë bërë një numër të madh ndërhyrjesh plastike për t’u dukur ashtu siç duket sot, por gjithsesi ajo ka treguar disa herë që pamja e saj e frikshme ishte rezultat i grimit dhe editimit.

Sipas BBC News, 22-vjeçarja është vënë në pranga pasi disa qytetarë janë ankuar për të.

Nuk dihet ende se kur është arrestuar saktësisht Sahar-i, por ajo akuzohet për blasfemi, nxitje të dhuns, marrje të paligjshme të pronave, fyerje për kodin e veshjes së vendit dhe inkurajimin e të rinjve për të bërë korrupsion.

Sahar është njëra nga shumë ‘influencues’ që janë akuzuar për shkelje të ligjit në Iran.