17.5 C
Tirana

Bera gabim qe u ktheva ne Shqiperi, tani po e paguaj shtrenjte.

Date:

Share:

“U ktheva në Shqipëri me ëndrrën për të shpëtuar një herë e mirë nga “alvanos”-i që më përndiqte çdo ditë. Nuk është e lehtë të jetosh në vend të huaj. Çdo ditë është një provë e fortë karakteri ku të duhet të shkëmbesh copëza integriteti për copëza mbijetese. Dhe fillon që nga ndërrimi i emrit, por nuk mbaron aty, jua siguroj…

Gjithsesi mua nuk më eci keq. Pas 15 viteve në Greqi kishim biznesin tonë familjar. Punoja me motrat e mia, fillimisht hapëm një rrobaqepsi e më pas riparime tapicerie. Por nuk kënaqesha plotësisht, sepse njeriu është qënie komplekse. Vetëm lekët nuk mjaftojnë.

Mendoja për më të mirën. Biznesin e atjeshëm ta kisha në vendin tim. Ky mendim më bindi që para 5 viteve të kthehesha këtu e të merrem me këtë zanat, me plan që më pas të vinte dhe pjesa tjetër e familjarëve këtu. U betova që nuk do të ikja më në kurbet.
Por nuk më doli ajo që mendoja. Shqipëria është një vend i vështirë, që ngadalë po kthehet në i pamundur.

Kur mendoj se mund të shkel betimin që i dhashë vetes kur u ktheva, më mbushen sytë me lot. Por nuk kam çfarë të bëj. Më duhet ta shkel, tani jo më për vete, për fëmijët. S’e imagjinoj dot t’i le fëmijët të heqin këto që po heq unë. Jam prindi i tyre.”
Spartaku

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

1 COMMENT

  1. Po une qe jetova ne Amerik per me shum se 40 vjet , dola ne pension ,ishita te gjitha me shpi e katandi
    dhe mendoja se do jetoja me mir ne vendin tim ne pleqeri por u gabova , u mesova atje dhe jeta ne Shqipri ,eshte si nata me diten me ate te Amerikes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.