Peticion për të dënuar Sergio Ramos, shifra rekord e nënshkruajnë, për 12 orë..

451
0

Një peticion drejtuar UEFA-s dhe FIFA-s për “ndëshkimin e Sergio Ramos pas dëmtimit të qëllimshëm të Mohamed Salah”.

Tashmë ky peticion kundër kapitenit të Real Madrid ka kaluar mbi 100 mijë persona të cilët e kanë firmosur dhe kjo vetëm për 12 orë.

Ramos ishte lojtari që u sulmua më shumë dje nga tifozët për shkak të dëmtimit që i shkaktoi sulmuesit të Liverpoolit, i cili doli nga fusha pas vetëm 20 minutash lojë.

Në peticionin dërguar UEFA-s dhe FIFA-s shkruhet: “Sergio Ramos, me dashje mbante krahun e Mohamed Salah duke shkaktuar rrëzimin dhe dëmtimin e shpatullës së tij. Salah, jo vetëm që doli nga fusha pak para fillimit të finales, por tashmë rrezikon edhe Botërorin.

Përveç kësaj, Ramos vazhdoi të ngacmonte lojtarët e tjerë të Liverpulit.

Sergio Ramos përfaqëson një shembull të tmerrshëm për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve. Në vend që të fitojë ndeshjet në mënyrë të drejtë, ai përdor truket që sfidojnë frymën e lojës dhe të futbollit të drejtë.

UEFA dhe FIFA duhet të marrin masa kundër Ramos dhe lojtarë të ngjashëm, duke përdorur regjistrimet-video të ndeshjeve për të ruajtur fair-play-n”.