Beniada i jep të ëmës lajmin e papritur: Po pres binjakë, nuk e dija se ishte i martuar.. Reagimi i saj..

277
0

Modelja seksi Beniada Nishani i ka bërë një lojë nënës së saj, Lindës teksa ishte e ftuar në një emision. Ajo telefonoi të ëmën dhe i tha se ishte shtatzënë në pritje të binjakëve me një burrë të martuar.

“Po pres binjakë. Kam njohur një djalë sa dola nga Big Brother VIP dhe nuk e di si ka mundësi. Kam ngelur shtatzënë. Unë dua t’i mbaj. Më gjej dy emra, një çun dhe një gocë.

Është i martuar me dy fëmijë. Por, është i bukur. Nuk e dija se ishte i martuar. Ka edhe shumë lekë. Është i huaj, nga Gjermania. Ervin Kurti na ka njohur”- i tha modelja nënës së saj, duke vijuar lojën.

Mirëpo vëmendjen e mori reagimi i nënës së saj, e cila e mori me shumë qetësi. “Jo. Jo. Nuk jam mërzitur. Por, kush është? Nuk e di për emrat e fëmijëve se i mendojmë më vonë, por kush është ai njeriu. E kam mendjen…nuk e kam problem unë por…”-iu përgjigj ajo.