14.5 C
Tirana

Bën mirë të distancohesh nga këta persona…

Date:

Share:

Në jetë do të njohësh plot njerëz që do të largohen prej teje dhe po ashtu, edhe ti do të largohesh prej shumë njerëzve që do të bëhen pjesë e jetës tënde. Ndërkohë, në listën e mëposhtme do të gjesh disa nga llojet e njerëzve, prej të cilëve nuk duhet ta mendosh dy herë distancimin.

Nga njerëzit gënjeshtarë. Nuk ka gjë më të keqe se sa gënjeshtra. Edhe nëse ai person që të gënjen, të kërkon falje dhe të premton se nuk do ta bëjë më një gjë të tillë, thjesht fakti që të ka gënjyer një herë bën që të dyshosh për të gjitha gjërat e mëvonshme. S’mund t’i besosh më atij personi, ndaj përpara se gjërat të thellohen më tepër dhe ti të kesh pasiguri në çdo hap duke e lënduar edhe atë person për një gënjeshtër që ai mund të ketë thënë në të shkuarën, më mirë largohu ti prej tij.
Nga njerëzit që nuk të respektojnë. Një person që nuk të respekton, nuk meriton asgjë nga ty. Me njerëz të tillë mos e mendo dy herë largimin. Sapo ta vësh re një herë diçka që nuk shkon, apo një situatë, në të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk të respektojnë, largohu menjëherë dhe mos e mendo asnjëherë se mund të kesh bërë gabim. Nuk kanë për të respektuar me kalimin e kohës, thjesht më shumë do të bëjnë të ndihesh keq, nëse nuk largohesh prej tyre.
Nga njerëzit që të përdorin. Është kaq e shpeshtë diçka e tillë në ditët e sotme, saqë është bërë si diçka e zakonshme. Njerëzit nuk gjejnë dot vetë një mënyrë për t’ia dalë vetë mbanë me gjërat që synojnë dhe fillojnë të mendojnë se si t’i përdorin ata që kanë pranë për të arritur drejt synimeve të tyre. Mos e lejo që diçka e tillë të ndodhë edhe me ty. Mos e lejo kurrsesi që të tjerët të të përdorin ty si karrem për të arritur atje ku ata duan. Nëse sheh qoftë dhe më të voglën përpjekjen, distancohu menjëherë nga njerëz të tillë.
Nga njerëzit që të bëjnë të ndihesh keq. Janë kaq të shumtë personat e tillë. Mund të ndodhë që të kesh edhe të afërm, të cilët nuk duan të të shohin të korrësh sukses. Njerëz të tillë do të përpiqen në çdo moment të të bëjnë të ndihesh keq. Edhe kur ti të kesh arritur diçka në jetën tënde, ata do të bëjnë të mendosh se ajo është e parëndësishme, ose se nuk e ke merituar atë gjë. Për të mos u ndjerë keq dhe përherë si një person i pavlerë, distancohu më mirë nga njerëz të tillë dhe do të gjesh qetësinë e brendshme shpirtërore.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.