Beleri del nga burgu dhe shkon në varrimin e gjyshes, mbështetësit përplasen me policinë (VIDEO)

447
0

Me pranga në duar dhe me syze dielli, Fredi Beleri u shfaq në varrezat e Himarës në ceremoninë mortore të gjyshes së tij. Atij iu dha 6 orë leje nga Prokuroria e Posaçme.

Para mbërritjes, dhjetëra forca policie ishin vënë në gatishmëri për të shmangur incidentet nga mbështetësit e Belerit.

Beleri qëndroi për disa orë në makinën e drejtorisë së burgjeve në pritje të ardhjes së kortezhit.

Nuk është lejuar për asnjë moment të dalë nga automjeti apo të takojë simpatizantët. Disa prej tyre u kërkuan forcave të policisë që t’i lejojnë ta takojnë kryetarin e zgjedhur, por u refuzuan.

Kjo gjë solli imitimin e mbështetësve që ofenduan policinë. Madje ndaj tyre u hodhën dhe buqetat e luleve.

Gjatë gjithë kohës, Beleri qëndroi i rrethuar nga dhjetëra forca policie dhe i prangosur.

Pas largimit të tij nga Himara qytetarët e pranishëm në këtë ceremoni e cilësuan trajtimin e Belerit një turp.

Në përfundim të ceremonisë mortore shumë prej varreve u dëmtuan nga banorët gjatë tensioneve më policinë.