BE nuk hap kufijte! Ndalimi i qarkullimit do të zgjatet, situata e paqendrueshme

Tashme prej dy muajsh kufijtë e BE janë të mbyllura gjeresisht – për shkak të krizës së Coronës shume pak njerëz lejohet të qarkullojnë nga një shtet në tjetrin.

Brukseli zyrtar nuk dëshiron të ndryshojë gjë per momentin pasi situata është “e paqëndrueshme”. Për shkak të pandemisë së Coronës Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë.

Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Deri tani ai është zgjatur një herë – deri në mes të muajit maj.

Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare. Të përjashtuar janë gjithashtu personeli mjekësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.

Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Evropë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni. Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson.

Ajo premtoi një hapje dyfazore: së pari, do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm. Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Komisioni i BE-së vetëm mund të rekomandojë zgjatjen e kësaj mase.

Zbatimi është në kompetencën e qeverive të shteteve anëtare. Shumë anëtarë të BE-së – përfshirë Gjermaninë – kanë vendosur gjithashtu mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE. Kjo do të thotë që kush nuk është gjerman ose nuk ka leje të përhershme qëndimi në Gjermani mund të hyjë në vend vetëm për arsye “madhore “. Dhe kushdo që hyn në Gjermani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë.

- Advertisement -

Zhduket një 15-vjeçare në Tiranë, babai i saj alarmon policinë

Një vajzë 15-vjeçare rezulton e zhdukur në Tiranë. Policia njofton, se i ati, shtetasi A.GJ, ka kallëzuar se vajza e tij është larguar nga banesa. “Shtetasi...

Hoqi nishanin për estetikë, por i ndodh e papritura. Aktorja bën apel, ajo që ndodhi me pas është shokuese..

Aktorja e njohur e humorit boteror Katherine Ryan është diagnostikuar me kancer të lëkurës. Ajo ka treguar se si heqja e nje nishanit u kthye...

Ndryshon Kursi i Këmbimit, ja sa shkon Euro dhe Dollari..

Ditën e sotme, më 22 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.1 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.