BBC zbulon hartën ku mund të bjerë raketa kineze 18 tonëshe, brenda saj edhe vendi yne

511
0

Raketa kineze “Long March 5B”, e cila pritet të bjerë në Tokë të shtunën ose të dielën, është një ndër objektet më të mëdha që ka lëvizje të lirë në ajër.

Sipas BBC, duke cituar një faqe që merret me të dhënat rreth orbitës së Tokës në bazë të satelitëve, ka publikuar një hartë me zonat ku mund të bjerë raketa.

Harta duket mjaft e gjerë dhe në të nuk përcaktohet ndonjë lokacion i përafërt. Ajo përfshin tërë sipërfaqen tokësore dhe ujore të planetit tonë nga gjerësitë gjeografike prej 41.5 shkallësh në veri deri në 41.5 shkallë në jug.

Më saktësisht, në zonën ku raketa mund të bie përfshihen: territori i plotë i Afrikës, pjesa jugore e Azisë, jugu i Evropës, pothuajse tërë territorin e Australisë, pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikën e Mesme.

Në këtë zonë përfshihen edhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë dhe një pjesë e Maqedonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.