Baton Haxhiu zevendeson dy gazetaret e njohura të ekranit

734
0

Diten e djeshme u raportua se pjesë e ABC News do të jetë edhe gazetari Baton Haxhiu. Ky i fundit do të bëjë një emision politik, që do të transmetohet çdo të enjte në orën 21:00, duke konkurruar ballë për ballë me mikun e tij Blendi Fevziu.

Kjo lëvizje në ekranin e Abc News ka qenë e papritur, dhe në vijëmësi të ndryshimeve të mëdha që po bëhen në këtë telelvizion.

Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi, është larguar papritur nga ekrani i televizionit “Abc News”, pasi pa e njoftuar, mësoi nga të tjerë se i kanë mbyllur emisionin e saj politik.

Lajmin e ka dhënë vetë Juli nëpërmjet një postimi në Facebook,  ku shkruan se emisioni i saj “Byro Politike”, nuk do të transmetohet më në këtë ekran.

Ajo shkruan më tej se nuk i di arsyet e këtij vendimi, pasi nuk ia ka komunikuar njeri, por nuk sqaron nëse bëhet fjalë për largim nga televizioni apo thjesht për mos transmetimin e emisionit.

“Ah se harrova. “Byro Politike” nuk ka më. Një hall me pak. Arsyet nuk i di…se nuk mi tha njeri”, – shkroi Xhokaxhi.

Kjo besohet të jetë edhe arsyeja e mbylljes së “Byrosë Politike”.

Gazetari Baton Haxhiu paralelisht është dorëhequr nga drejtimi i televizionit Klan Kosova. Ai mbrëmë ka lënë të kuptohet se e pret një sfidë e re.

“Kam arritur në cak. Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër. Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë”, – ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu do të zhvendoset në Shqipëri. Mësohet se ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, si të ftuar në studio televizive në Tiranë, sidomos në atë të “Opinion”, tashmë Haxhiu do të ketë një emision të tijin.

Çdo të enjte, në orën 21:00, në AbcNews, Baton Haxhiu do të zhvillojë një emision me tema kryesisht politike dhe me të ftuar. Nuk dimë të themi nëse Haxhiu do ta ruajë logon e emisionit të tij që transmetohej në Kosovë, ‘Zona B’ apo do të vijë me diçka krejtësisht të re.

Ajo që dihet tashmë, është se Baton Haxhiu do të jetë rivali kryesor i Fevziut, i cili të enjteve prezanton emisionin e tij të përvitshëm “Opinion”. Nëse Eni Vasili, do të vijojë me transmetimin e emisionit “Open”, në Top-Channel, të tre do të jenë ‘kokë më kokë’ për audiencën e të enjtes mbrëma.

Besohet se paralelisht ai do të marrë edhe një detyrë ne qeverinë “Rama”. Flitet për një detyrë diplomatike.

Baton Haxhiu ka sjellë tre projekte, një që është pikërisht emisioni që do të jepet çdo të enjte dhe do ta drejtojë vetë, ndërsa dy të tjerët, detajet e të cilëve nuk janë zbardhur ende, do të jenë në bashkëpunim.

Sakaq, “Abc News” është duke bërë ndryshime të mëdha këtë sezon, teksa po ikën garda e vjetër, për t’i hapur rrugë emisioneve të reja. Edhe emisioni i Mirela Milorit është mbyllur në këtë ekran, megjithatë gazetarja paralelisht hapi një emision tjetër në Klan.

Flitet se ende po negiciohet me regjizorin Altin Basha, për të mundësuar edhe emisionin “Portokalli” në “Abc News”.