Batanija e të birit, Meghan Markle në qendër të kritikave

1699
0

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, përfundon në qendër të kritikave për djalin e saj Archie.

Me rastin e ndeshjes polo mes të shoqit Harry dhe të vëllait William, e mbajtur në Surrey, gjatë King Power Royal Charity Polo Day, Meghan përdori për djalin një batanije indiane dhe kjo gjë ngjalli indinjatë.

‘Malabar Baby’, kompania prodhuese e batanijes së pambuktë, i paguan punëtorët 40 cent ora. Megjithatë një batanije si ajo e Archie, shitet në treg për 37 euro.

Daily Mail i dërgoi gazetarët në Jaipur, të Rajasthan, ku ndodhet ‘Malabar Baby’.

Nga investigimi i tyre rezultoi se rroga mujore e një punëtori të kompanisë është 600 rupie ose rreth 80 euro, ndërkohë që punojnë 48 orë në javë, ose thënë ndryshe për 40 cent ora.

‘Vogue India’ intervistoi themeluesen e kompanisë, Anjali Harjani-Hardasani, e cila e komentoi me këto fjalë zgjedhjen e Meghan, “Isha në Itali, kur zbulova se kishte zgjedhur batanijen tonë me pambuk biologjik dhe u ndjeva e nderuar”