Bashkimi Europian fton Ukrainën të bëhet vend anëtar në mënyrë të menjëhershme

201
0

Bashkimi Evropian mirëpret Ukrainën dhe e ftoj atë paraqesë një kërkesë zyrtare për anëtarësim dhe ta miratojnë atë sa më parë. Kështu deklaroi të hënën presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Më pas i takon Komisionit Evropian të nxjerrë një opinion dhe Shteteve Anëtare të marrin një vendim unanim. Vendimi, sipas kërkesës së Kievit, do të merret duke anashkaluar çdo lloj procedure që mban zvarrë prej shumë vitesh Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

“Unë u informova këtë mëngjes se Ukraina është gati të dërgojë një aplikim zyrtar në BE,” tha Michel në një bisedë me një numër agjencish lajmesh të hënën.

Perspektivat e pranimit të Ukrainës kanë qenë një temë diskutimi për vite me radhë dhe ish-kryeministri belg vuri në dukje se ka pikëpamje të ndryshme midis vendeve anëtare.

Në një video-mesazh, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky shpalli të hënën në mëngjes kërkesën zyrtare për BE-në që të lejojë vendin e tij të anëtarësohet pa vonesë “përmes një procedure të re speciale”.

“Jam i sigurt se kjo është e drejtë. Jam i sigurt se kjo është e mundur”, tha presidenti në ditën e pestë të ofensivës ushtarake ruse kundër vendit të tij.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kishte mbrojtur anëtarësimin e Ukrainës në një intervistë të dielën.

“Ata janë një prej nesh dhe ne i duam në BE”, tha ajo.

Zëdhënësi i saj sqaroi të hënën se von der Leyen dha pozicionin e saj si presidente e Komisionit Evropian, por ai gjithashtu vuri në dukje se “ekziston një procedurë” dhe se “ajo nuk vendos e vetme”.

Në rast të një kërkese zyrtare për anëtarësim, i takon Komisionit Evropian të japë një opinion. Pastaj shtetet anëtare duhet të votojnë unanimisht. Nëse përgjigja është pozitive, zakonisht pasojnë vite negociatash për anëtarësim, në të cilat vendi kandidat duhet të demonstrojë se është i gatshëm të zbatojë të gjitha rregullat evropiane.

Por Ukraina i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të anëtarësohet menjëherë nën një procedurë të veçantë.

Këtë e bëri të qartë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të hënën në mëngjes.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian për pranimin e menjëhershëm të Ukrainës sipas një procedure të re speciale. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë që janë me ne, por ëndrra jonë është të jemi me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja, të jemi të barabartë”, tha ai.

Sipas tij, “evropianët e kuptojnë se ushtarët tanë po luftojnë jo vetëm për shtetin tonë, por për të gjithë Evropën, për paqen, për të gjitha vendet e BE-së, për jetën e fëmijëve, barazinë, demokracinë”.