Bashkëshortes së Ardit Gjebreas i ndodh e papritura

880
0

Bashkëshortja e moderatorit të njohur të ekranit shqiptar ka preferuar të qëndrojë e tërhequr ndaj medias.

Anila Gjebrea, bashkëshortja e Ardit Gjebreas rrallë herë del në ekran, ndërsa marrëdhënien me Instagramin e ka shumë të ngushtë. Në profilin e saj dominonin shprehjet për jetën dhe besimin në Zot ndërsa nuk kishte asnjë foto familjare.

Por me anë të një postimi në Instagram djali i saj, Joni ka njoftuar se nëna e tij tashmë ka një profil të ri, ku këtë herë shfaqet me mbiemrin e bashkëshortit.

Nuk dihet shkaku pse bashkëshortja e moderatorit të ‘E Diela Shqiptare’ ka hequr dorë nga ai profil që dukej se i dedikonte shumë kohë e përkushtim, i cili vazhdon të jetë aktiv ende.

Tashmë Anila ka profilin e saj të ri dhe duket se do të ketë ndryshime nga i pari, pasi që prej fotos kryesore ajo nuk ka një shprehje me Zot.

Kujtojmë se në Instagramin e vjetër të zonjës Gjebrea numëroheshin mbi 1.000 postime lidhur me figurën e Zotit.



/Gazeta Express/