Basha ndalon te riun dhe i jep mesazhin e papritur: Mos ik nga Shqiperia, e ardhmja është këtu

1627
0

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një video-mesazhi u bën thirrje të rinjve që të mos largohen por qëndrojnë këtu dhe të japin kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë.

“Prit pak! E di që gjendja e tanishme të bën të ikësh, ta kërkosh fatin tënd jashtë. Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen! Ne do ta vlerësojmë potencialin tënd duke të të siguruar punë dhe pagë më të mirë, duke anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Për këtë po punojmë tani, siç punuam që ti të lëvizësh i lirë, pa viza. Dhe rrugëtimi ynë drejt Europës do të ecë përpara me votën tënde për ndryshim” shprehet Basha. “Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë. Është momenti të japim kontributin për vendin tonë” thotë më tej Basha duke kërkuar mbështetjen e të rinjve.