Basha më i votuar se Rama, ja kush e kryeson listën në rang vendi

439
0

Nga rezultatet e numërimit të deritanishëm për listat e kandidatëve, kreu i PD Lulzim Basha ka arritur të marrë më shumë vota se kryeministri Edi Rama.

Kryedemokrati renditet i 7-ti në listë me 11.925 vota të marra, ndërsa Rama i 10-ti me 11.412 vota.

Ndërkohë që lista kryesohet nga kandidati socialist Taulant Balla me 21,591 vota, i cili ndiqet nga Erion Braçe me 14,058 dhe Belinda Balluku me 12,174 vota.

Nga demokratët i pari është Basha, i cili ndiqet nga Luçiano Boçi me 11,076 vota dhe Agron Shehaj me 9.552 vota.