Barcaleta e Ditës: Një vajze i kishin ardhur tre propozime dhe nuk dinte me cilin prej djemve të martohej…

3207
0

Një vajze i kishin ardhur tre propozime dhe nuk dinte me cilin prej djemve të martohej. Si përfundim, vendosi t’i vinte në provë, për të parë se cili ishte më i përshtatshmi për t’u bërë burri i saj.

Mori tre zarfë dhe përpara se t’ua shpërndante, brenda në tyre vendosi të njëjtën pyetje për secilin nga djemtë:

– Si do të më bësh të lumtur?

Djali i parë e ftoi për një shëtitje dhe i tregoi se ai kishte një fizik sportiv, muskuloz, ishte shumë i kalitur dhe i zhdërvjelltë, forma e tij fizike do ta mbante atë gjithnjë tërheqës dhe do të kishin një jetesë të shëndetshme e të lumtur.

I dyti e telefonoi dhe i tha të dilte në dritare, ai gjendej poshtë dritares së saj me një buqetë trëndafilash dhe një letër për vajzën, në të cilën ai i shkruante se nuk do ta lëndonte kurrë, do t’i respektonte ndjenjat e saj pa kushte.

Do ta bënte atë të provonte emocione dhe ndjesi të forta që me të vërtetë do ta bënin të ndjente gjallërinë dhe lumturinë e jetës.

I treti i dërgoi albumet e koleksioneve më të shtrenjta të markave, dhe i tha të zgjidhte ç’të donte me sy mbyllur, i tregoi asaj për pasurinë që ai zotëronte dhe i premtoi një stil jetese që do ta lumturonte.

Atëherë vajza u gjend në një situatë të vështirë, dhe u fut në mendime të thella, u mendua vërtetë shumë dhe në fund vendosi të martohej me burrin që banonte në distancën më të afërt me shtëpinë e mamasë së saj.