HomeInteresanteFunBarcaleta e ditës:...

Barcaleta e ditës: Bjondja dhe avokati…

Një bjonde dhe një avokat ishin ulur pranë njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi me avion. Avokati e pyet bjonden nëse dëshiron të luajë me të një lojë zbavitëse.

Bjondja, e lodhur, dëshironte vetëm që të merrte një sy gjumë, kështu që ajo me edukatë i thotë jo dhe kthehet nga dritarja duke mbyllur sytë.

Avokati insiston dhe i shpjegon se loja është e thjeshtë dhe shumë zbavitëse. Ai i shpjegon, “Unë do t’ju bëj një pyetje dhe nëse nuk e dini përgjigjen, do të paguani 5 dollarë dhe anasjelltas”.

Përsëri, ajo i kthen shpinën dhe përpiqet të bëjë një sy gjumë.

Avokati, tashmë i nervozuar, i thotë, “Mirë, nëse nuk e dini përgjigjen, më paguani 5 dollarë dhe nëse unë nuk e di përgjigjen, ju paguaj 500 dollarë“.

Kjo ia tërheq vëmendjen bjondes dhe duke përfytyruar se kjo “torturë” nuk do të marrë fund nëse ajo nuk bëhet pjesë e lojës së tij, ajo pranon të luajë.

Avokati bën pyetjen e parë: “Sa larg është Toka nga Hëna?”

Bjondja nuk tha një fjalë, hapi çantën e saj, mori një kartmonedhë prej 5 dollarësh dhe ia dha atij.

– Mirë, – tha avokati, – është radha juaj për të pyetur.

Ajo e pyet avokatin: “Çfarë është ajo gjë që ngjitet në mal me tri këmbë dhe zbret me katër këmbë?”

Avokati, i hutuar, merr laptopin e tij dhe kërkon të gjitha referencat e tij – por pa përgjigje. Ai kërkon në internet dhe në bibliotekën online, por sërish pa përgjigje.

I frustruar, ai dërgon e-mail tek të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, por gjithashtu asnjë nuk ia gjen një përgjigje.

Pas një ore, ai e zgjon bjonden, i vrenjtur dhe pa pikë dëshire ia dorëzon 500 dollarët.

– Faleminderit, – ia kthen bjondja dhe kthehet sërish në krah për të fjetur.

Avokati, i mërzitur, e zgjon dhe pyet: “Epo, cila është përgjigjja?”

Pa ia kthyer asnjë fjalë, ajo hap çantën e saj, merr një 5 dollarsh, ia jep atij dhe kthehet sërish për të fjetur.

Dhe ju menduat se të gjitha bjondet janë bjonde!

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me...

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

A do të bjerë shi gjithë javën? Sinoptikani zbulon se cfarë pritet me motin 5 ditët në vijim..

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Parashikohet që duke nisur nga dita e martë do të kemi prezentë të reshjeve të shiut kryesisht në pjesën veriore dhe atë qendrore, ndërsa pjesa jugore do të mbetet nën...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.