Banorët e këtij fshati natën nuk flenë, ndërsa ditën nuk dalin nga shtëpia, arsyeja e tmerrshme

Gjarpërinjtë nepërka janë kthyer në makth dhe në “ëndrrën e frikshme” të një fshati në verilindje të Turqisë.
Banorët, të frikësuar nga prania e shpeshtë e gjarpërinjve helmues, që sipas tyre arrijnë deri në tre metra të gjatë, kanë kërkuar nga shteti që të marrë masa.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” tha se gjarpërinjtë janë parë në zonën e quajtur Kagizman të Karsit, në brigjet e lumit Aras.

Një prej banorëve, Fahrettin Sagin tha se qentë kishin vrarë një gjarpër që shkonte deri në tre metra, por në zonë vazhdojnë të qarkullojnë shumë të tjerë. “Kemi frikë se mos hyjnë në shtëpi dhe na helmojnë fëmijët. Disa fshatarë nuk dalin nga shtëpitë nga frika.”

Ndërsa kryeplaku i fshatit, Muhsin Bozta? tha se banorët nuk shkonin dot vetëm në ara nga frika e gjarpërinjve. “Ka gjithandej nepërka. Kemi frikë sepse janë shumë helmues. Fëmijët nuk flenë natën, ndërsa ditën nuk dalin jashtë.”

Kreu i Drejtorisë së Pyjeve dhe Ujit, Murat Do?anay tha se autoritetet po kërkonin arsyet pas prezencës kaq të shpejtë të nepërkave në zonë, por nga ana tjetër u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes ndaj tyre.

- Advertisement -

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

Histori si në filma! U hoq si vajzë amerikane, i huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë. Udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e...

Edhe lojërat online janë tashmë një vend shumë i pa sigurtë për fëmijët dhe kërkojnë një kontroll të vazhdueshëm nga prindërit. Një hetim i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.