Pas 7 ditëve kërkim nën rrënojat, grupi i parë i vullnetarëve të Emergjencave Civile janë kthyer në Shqipëri, por kujtimet nga ato që përjetuan ato ditë duket se do i shoqërojnë gjatë.
“Çdo jetë që dilte e humbur ishtë një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët dhe njerëzit që operonin aty por edhe për ne. Por dhimbja më e madhe ishte kur gjetëm ditën e fundit babë e bir të përqafuar nën rrënoja ishte një dhimbje e madhe, ku çdo operator i nxirrnin me lot në sy”.
Ky ka qenë momenti më i vështirë për Nebi Muçaj, një nga 10 specialistët e qendrës vullnetare të emergjencave civile që ndihmuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi.
55-vjeçari thotë se gjatë 7 ditëve puna e tyre u përqëndrua në Malatia, një nga zonat më të goditura nga tërmeti me magnitudë 7.8 i shkallës rihter.
“Jemi nisur në datën 8 nga Tirana nëpërmjet ambasadës turke dhe mbështetjes së Bashkisë Tiranë, nga Emergjencat Civile dhe AFAD. Ne qëndruam rreth 7 ditë në Turqi. Fatkeqësisht çdo ditë që kalonte kishte vetëm viktima. Punohej 24 orë në 24. Punohej me duar për të hequr çdo gurë, çdo hekur për të nxjerrë poshtë inerte me shpresën së do nxirrnin një njeri të gjallë”.
Gjithsej në Malatia ishin 280 objekte mbi 5-katëshe të rrënuara.
“Objektivi ishtë kërkimi dhe shpëtimi nën rrënoja, stafi jonë ishte rreth 10 veta, mjekë, inferimierë dhe specialistë kërkimi nën rrënoja. Në Malatia ishin rreth 280 objekte të rrënuara, mbi 5-katëshe”.
Specialisti i qendrës vullnetare të emergjencave civile thotë se në Malatia është mbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit.
“Në Malatia kërkim-shpëtimi u mbyll në një kohë shumë të shpejtë dhe po vazhdon në qytete të tjera ku ka akoma”.
Por grupet që operojnë në terren, përfshirë edhe Forcat tona të Armatosura së bashku me palën turke do të vijojnë punën në zonat e tjera ku ende nxirren viktima nga rrënojat.