Avokati tregon realitetin: Kush jep lekë fiton gjyqin në Shqipëri, të tjerët pas vdekjes

437
0

Disa ditë më parë një qytetar humbi jetën në Gjykatën e Tiranës, ku kishte shkuar të informohej për një gjyq ndaj tij. Viktima Ilia Drini, një profesor i arteve marciale, dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak.

Ndue Pjetra, avokat i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se Gjykatat e zvarrisin proceset gjyqësore të klientëve.

Ai theksoi se vetëm kush jep lekë zgjidh problemin e procesit gjyqësor duke shtuar se të tjerëve u zgjat me vite.

Mes tjerash ai tha se ka klientë që kanë fituar gjyqin pasi kanë humbur jetën.

“Korrupsionin e kanë krijuar vetë këta, nuk është se korrupsioni doli. Vetëm kush ka futur lekët ka zgjidhur problemin e procesit gjyqësor, të tjerët kanë që prej 2008 që presin. Ka klientë që ndërrojnë jetë, dhe nuk kanë marrë pronën. Ka klientë që kanë fituar gjyqin pasi kanë humbur jetën. Ku të ia çojmë lekët tani.  Klientët e fitojnë gjyqin në shkallë të parë, por duhet me prit dhe 4-5 vite të tjera në Gjykatën e Apelit. Është tmerr. 7 vite një proces gjyqësor”-tha ai.