1.5 C
Tirana

Avioni me 224 pasagjerë pëson defekt në ajër: “Do vdesim të gjithë…”

Date:

Share:

Pasagjerë të terrorizuar menduan se do të vdisnin të gjithë, kur një fluturim i Malaysia Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente, pasi u dëgjua një zhurmë që pasoi me lëkundje të forta, transmeton tvklan.al.

Udhëtarët u kapën përdore dhe nisën të luteshin e të qanin, ndërsa stjuardesat u thanë që të bëheshin gati për më të keqen.

Madje një prej pasagjerëve rrëfeu se pyetjes nëse “po përplasemi apo po ulemi”, një prej anëtarëve të stafit të fluturimit MH122 iu përgjigj:“Nuk e di”.

Airbus-i A330 ishte në gjysmë të rrugës të fluturimit 8 orësh nga Sydney, Australi për në Kuala Lumpur, Malajzi, kur u detyrua të ulej për shkak të një defekti në motor.

Sipas asaj që shkruan britanikja “Mirror”, avioni me 224 persona në bord, fatmirësisht arriti të ulej pas asnjë dëmtim, por jo pa shkaktuar panik ndër udhëtarët, të cilët menduan se do të vdisnin.

Disa prej pasagjerëve mësohet se u tmerruan kaq shumë nga ajo që ndodhi sa kishin frikë të hipnin në një tjetër avion, për të vijuar udhëtimin e tyre./tvklan/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.