Aurela i publikon foton nga makina, por Basha ben gabimin qe nuk i falet

966
0

Bashkëshortja e kryetarit Demokrat, Aurela Basha, ka publikuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram”, ku shfaqej së bashku me Lulzim Bashën, teksa udhëtonin me makinë.

Basha shihet në timon, i veshur sportiv. Mirëpo, bie në sy se Basha nuk ka vendosur rripin e sigurimi.

“Një pasdite të këndshme të gjithëve”, shkruan Aurela përkrah fotos.

Aurela Bashën e kemi parë kohët e fundit tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë nxjerr momente me bashkëshortin e saj, ku ky i fundit shfaqet duke i lexuar të bijës, si dhe duke gatuar në shtëpi.