Një djalë i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një shtëpi në Tiranë, në zonën e ish Bllokut, të cilën ia kishte lënë në përkujdesje një komshijeje, grua e moshuar që ta ajroste herë pas here.
Por këto ditë korriku, ai është kthyer pa pritur e pa kujtuar dhe me vete kishte edhe të dashurën e tij.
Gabimi i tij ishte se nuk e kishte lajmëruar fqinjën dhe një gjë e tillë e ka trembur këtë të fundit.
Gruaja e moshuar është vënë në panik kur ka dëgjuar zhurma në mbrëmje në shtëpinë e emigrantit.
Ajo nga frika ka thirrur gratë e lagjes dhe janë mbledhur te dera me thika e tenxhere për të pritur se mos dilte hajduti.
Por kur e kanë kuptuar se ishte i zoti i shtëpisë, janë rikthyer të qeta në shtrat./Aldomorningshow