Atëherë ishte i panjohur/ Ky është Erigers Mihasi, zihej për nënën e ish-policit Malko

110
0

Erigers Mihasi 32-vjeçari nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit dhe drejtësinë shqiptare, por mesa duket ka edhe një ngjarje tjetër, në të cilën ka qenë prezent, e cila ka shpëtuar nga vëmendja.

Dje në emisionin “Opinion”, gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë risjellë një video nga momentet e para pas vr asjes së ish-policit, Santiago Malko në Tiranë, disa vite më parë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, teksa nëna kërkon që të kalojë rrethimin e Policisë për t’u futur në vendin e ngjarjes, pranë saj qëndron pikërisht Mihasi. Ky i fundit mik i afërt me djalin e saj.

Edhe pse efektivët tentojnë që ta mbajnë jashtë, ai i shtyn duke kërkuar që të kujdeset vetë për nënën e Malkos, të cilën më pas tenton që ta qetësojë bashkë me dijsa persona të tjerë. Ai ka qenë i panjohur për publikun, por me publikimin e fotos pas kesaj ngjarje, lidhja e figurës bëhet menjëherë. Mihasi është i riu i veshur me një bluzë të zezë dhe me tuta gri, të firmës “Jordans”.