“Askush nuk u kujdes për të”/ Priste të lirohej një shtrat spitali, Shqiptari në Itali nderron jete nga Covid

682
0

Humbja e jetes se Pjerin Lleshajt, 38-vjeçarit shqiptar pas infektimit nga Covid-19 ka hapur debat në mediat italiane. Lleshaj, shqiptari që kishte ndërtuar jetën dhe familjen e tij në vendin fqinj, në Molise, u shtrua në spitalin e këtij qyteti që ende nuk ka një qendër ku të trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19.

Më datë 7 shkurt, shqiptari ndërroi jetë, duke hapur polemika se spitali në Molise, nuk i ka ofruar asnjë shtrat për të marrë mjekimin e nevojshëm. Prej dy ditësh Lleshaj priste që të lirohej një vend në kujdesin intensive, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Gjithashtu, mediat shkruajnë se askush nuk është kujdesur për Lleshajn.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nuk kishte asnjë lloj sëmundje tjetër, por vetëm përkeqësim të simptomave të Covid-19 dhe duhet të merrte mjekimin e nevojshëm. Shqetësimi i vërtetë që ngrenë mediat italiane është se në Molise, nuk ka ende një qendër spitalore për të infektuarit me Covid.

Pas vdekjes së shqiptarit, kryetarët në Molise zhvilluan një takim online për të vendosur për situatën në vijim. Kërkesa emergjente ishte furnizimi me shtretër. Gsh