Skip to content

Arti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur

    Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorsi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.

    Lajmin i hidhur është njoftuar nga Teatri “Migjeni”, që i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve!

    Fadil Kraja është një nga penat më të ndritura të dramaturgjisë shqiptare.

    Homazhet do të zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 09:00-12:00, në hollin e teatrit “Migjeni”.

    Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.

    Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.

    Ai kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme.

    Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.

    Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.

    Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

    Vepra

    Fillimet e para ne krijimtari datojne ne moshe te re. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.

    Vëllimet poetike

    “Kënga ime”

    “Melodi malësore”

    “Jehona malesh”

    Vëllime me tregime

    “Kandidatja e fundit”

    “Ndodhitë e Nereidës”

    “Fajin e kishte Besa”

    Romane

    “Britma e një gruaje”

    “Pengu i diellit”

    “Balada e nënës”

    Drama

    Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:

    “Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here

    “Sinjalet e natës”

    “Shpartallimi”

    “Baca i Gjetajve”

    “Gjaku i Arbërit”

    “Djem të mbarë”

    “Çështja e Blertës”

    “Flamur në dasëm”

    “Rozafa”

    “Kur flasin zemrat”

    “Luani i shtëpisë”

    “Çështje familjare”

    “Njerëz të ditëve tona”

    “Mos më shkim hisen e diellit”

    “Jorgani”

    “Ditari i një mësuesi”

    “Dopio gjashta”,

    “Dy jetë”

    “Midis dy dhimbjeve”

    “Surpriza”

    “Martesë me internet”

    “Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.