“Ku është se do t’i q**ë motrën”, familjarët e Mateos shqyejnë derën e Gjykatës së Fierit: Ku e keni fshehur Çalamanin, do ta.. (VIDEO)

317
0

Forca të shumta të Policisë së Fierit kanë blinduar Gjykatën e këtij qyteti pasi sot do të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. Aty ndodhet dhe një numër i madh familjarësh.

Prindër dhe familjarë të afërt të Matesos së vogël kanë shkuar të shumtë në ambentet e Gjykatës dhe kanë shqyer derën kryesore. Ata kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe kanë kërkuar vrasësin e djalit të tyre.

“Ku e keni fshehur maskarain. Do ta vrasim”, dëgjohet të thonë familjarët e vogëlushit. “Ku është se do t’i q**ë motrën? Ku është?? Do t’i q**më motrën po të them”, dëgjohet të thotë babai i vogëlushti, ndërsa policët e ndalojnë të futet më tej brenda Gjykatës.

Sot në orën 10.00 është caktuar që të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. AI akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj të miturve”. Vepër e cila dënohet me 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.