Artan Hoxha: Ja ku i kanë vilat luksoze gazetarët shqiptarë, ndihem keq se…

626
0

Gazetari investigativ Artan Hoxha beri nje deklarate te forte në emisionin “Vila 24” në News 24, kur tha se kolegë të tij në profesion kanë vila nga 500 mijë euro dhe 1 milionë euro në zona turistike, shuma që nuk e justifikojnë dot pagën e tyre.

tan hoxha

“Ka gazetarë jo të pasur por shumë të pasur madje jetojnë, dhe ky është detaj
jam nisur ta bëj por jam tërhequr se e di që do bëja shumë armiq. Në vendet më të mira që ka Shqipëria sot dhe në pjesën më elitë që jetohet në kryeqytet ka politikanë, gazetarë, moderatorë apo drejtues, te Gjiri i Lalëzit, te Laguna Blu, kanë vila 500 mijë euro, 1 milion euro që nuk e justifikojnë kurrë me rrogën.

Sot në mediat shqiptare, ndihem keq se shumicën i kam kolegë, shkoj me ta në emisione, janë njëkohësisht dhe ndërtues, edhe pronarë të një qendre tregtare, imagjinoni sa larg janë interesat e një reporteri, ka një moment që sot reporterët për shkak të informacionit që kanë, e thonë gabim se ashtu e dinë, jo me qëllim, kurse kjo pjesa tjetër paguhet për ta thënë ashtu, për ta devijuar atë informacion ashtu.