Arrihet marrëveshja edhe për vaksinën kineze, Tomini zbulon detajet: Brenda 72 orëve do të…

451
0

Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për vaksinën kineze Coronavac, e krijuar nga kompania Sinovac.

Blerja e vaksinave nuk është bërë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës, por nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.

Por sa doza pritet të vijnë dhe sa kushtojnë? Zv.ministrja Eugena Tomini tha në OPEN se ende nuk kemi një marrëvveshje konkrete. Sipas saj, në 72 orët në vijim, do të kemi detaje mbi kontratën për vaksinën kineze.

“Aktualisht jemi duke negociuar për vaksinën kineze. Akoma jemi në draft kontraktimi. Kur të përfundojë kontrata, do të jemi në dijë se sa doza do të marrim. Në 72 orët në vijim, do të kemi detaje mbi kontratën për vaksinën kineze. Nuk kemi diçka të definuar përfundimisht.”, tha Tomini.

Marrëveshja për vaksinën është botuar në fletoren zyrtare të qeverisë. Kjo marrëveshje për vaksinën kineze do të bëhet me distributor turk.

“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.?.për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave”, thuhet në fletoren zyrtare. /Gazeta SHQIP