Manastirliu: flet për vaksinimin masiv. Nuk do të ndalemi deri sa edhe qytetari i fundit të jetë vaksinuar

305
0

Gjate dites se sotme në parlament u diskutua akti normativ, i cili ndryshon procedurat për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid në Shqipëri për përdorimin e tyre në popullatë.

I publikuar disa ditë më parë në fletoren zyrtare, sot pritet miratimi i tij në parlament.

Me aktin e ri i hapet dera jo vetëm vaksinave të aprovuara nga agjencia amerikane dhe europiane e barnave, por edhe vaksinave të cilat kanë miratimin e autoriteteve në shtetin përkatës ku ato prodhohen.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se me këtë akt i hapet rruga vaksinimit masiv.

Manastirliu: Sot kemi filluar me vaksinimin e pedagogëve në Tiranë, nga dje ka vijuar në Vlorë dhe Gjirokastër, tashmë 30 përqind e mësuesve janë vaksinuar me Astrazeneca.

Ndërkohë vaksinimi për grupin e rriskuar vijon, plus 80 dhe përfundimi i i dozave të dyta, për mjeket. Kemi marrë deri tani mbi 90 mijë doza.

Presim dhe doza të tjera nga Covax, si dhe nga Pfizer. Akti që miratojmë sot hap rrugën për kompanitë prodhuese, distributorë që kanë certifikime të duhura në mënyrë që të vijojmë me planin dhe të arrijmë te vaksinimi masiv.

Miratimi i këtij akti, është pozitiv, kemi mjaftueshëm të dhëna tashmë për sa i përket vaksinave që qarkullojnë në botë, kemi mundësi të diversifikojmë portofolin e vaksinave.

Është e rëndësishme , po punojmë të kemi kapacitet deri kur të nisë vaksinimi masiv 12-15 mijë vaksinime në ditë.

Ka luftë brrylash në sigurimin e vaksinave, dhe qeveria është angazhuar për të pasur vaksinat në kohë të shpejtë ndaj dhe akti që miratojmë sot është dhënia e lejes për të vijuar negociata me ato vende dhe prodhues që kanë vaksina të certifikuara që të vijojmë procesin jetik. Kur bëhet fjala për jetën e qytetarëve , do kërkojmë çdo gjë të certifikuar.