Arrestohet në Itali shqiptari, u kap duke vjedhur gështenja

4011
0

Policia italiane diten e djeshme arrestoi një 30-vjeçar shqiptar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur gështenja.

Shqiptari u pikas nga policet të cilët vunë re makinën e parkuar pranë një masivi gështenjash në komunën Monterchi.

Duke qëlluar me gurë dhe dru pemët, 30 vjecari kishte arritur të rrëzonte dhe më pas të mblidhte rreth 80 kilogram gështenja të cilësisë së lartë. Atij iu vune prangat teksa po i sistemonte në bagazhin e makinës së tij.

GEshtenjat iu kthyen pronarëve ndërsa mbi shqiptarin tashmë rëndon akuza e vjedhjes së rëndë.