Arrestohet i dashuri i polices! I fshiu mesazhet nga celulari, ja SMS i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja: Kur të vish..

Detaje të reja kane dalë në dritë nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson rreth mesazhit të dërguar për herë të fundit nga e reja, përpara se të merrte aktin e rëndë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e policja të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt normal në çift.

21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

/tch/

- Advertisement -

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

“Acar dy ditët e para të javës, më pas..” Sinoptikani jep parashikimin e motit per javën: Kthesa e motit vjen ditën e..

Java nis nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve. Meteorologu Hakil Osmani thote se e hëna ka sjellë rënie të temperaturave dhe në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.