Arbër Hajdari i kthehet Elvis Naçit: O Hoxhe! Mos më nderprit, është hera e 27..

966
0

Dje në emisionin “Opinon” themeluesi i Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari ka ‘shpërthyer’ kundër të gjithëve, pasi është shprehur se në panel po i jepej shumë pak fjala, në krahasaim me të tjerët.

Teksa ishte duke folur për shtëpitë para fabrikat, që mund të sillen nga Turqia, ai ka deklaruar se edhe pse në terren ka bërë punë më shumë nga të gjithë, fjala po i jepet shumë pak. Ai i është kthyer edhe Elvis Naçit, ku i ka theksuar që është hera e 27 që po e ndërpret.

Debati:

Hajdari: O hoxhe, mos më ndërprit. Së pari që kemi ardhur tek kjo ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe gjithë ky panel këtu, duhet të më repektojë se jam më i vogëli dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë, edhe pse kam volumin më të madh të punës, çfarë keni bërë ju të gjithë këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.

Fevziu: Fjala merret nuk jepet. (Elvis Naçi qesh)

Hajdari: Së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtët, por një zgjidhje afatgjatë. Kjo është zgjdhje që po bëhet në vende të zhvilluara.

Fevziu: Po pse është kaq e lirë shtëpia?

Hajdari: Shtëpia është më e lirë sepse e prodhon roboti, e prodhon fabrika, ka garanci 45 vjet. Është hera e 27 që më ndërpret Naçi.