Skip to content

Arbana bën postimin e ndjerë për të dashurin: Me zor po e pres..

  • by

Ata asnje herë nuk e kanë pranuar marrëdhënien e tyre, por asnjëherë nuk ngurrojnë që sukseset ndaj njëri-tjetrit t’i shprehin hapur, në sytë e të gjithë botës!

Po flasim për Arbana Osmanin dhe të dashurin e saj, Eduard Grishaj. Dyshja e njohur e shoëbiz-it shqiptar, janë sigurisht në top listën e çifteve më të komentuara në radhët e personazheve VIP dhe kjo i bën ata protagonistë thuajse të përditshëm të shtypit rozë.

Eduardi, partneri i moderatores së njohur Arbana Osmani duket se është drejt finalizimit të filmit “Gjyshja”, një histori shqiptare.

Përmes fotove të ndryshme të postuara ditë pas dite në rrjetet sociale, ne e kemi parë që Arbana ka qenë pjesë potenciale e këtij rrugëtimi artistik të njeriut të saj të zemrës.

Por, vetëm dje Arbana e ka shprehur publikisht dhe hapur mbështetjen ndaj partnerit të saj, pa fshehur edhe krenarinë.

“Më drithërove. Paç fat Eduart Grishaj, mezi po pres për filmin”, kështu shkruan Arbana në postimin e fundit në Instagram, të cilin e shoqëron edhe me një trajler nga filmi.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.