Gent Zenelaj i zhgënjyer: Kam gjithë jetën që kërkoj të bëhem si ty..

1598
0

Aktori Gentian Zenelaj së fundmi ka publikuar në Instagram një foto të aktorit Russel Crow, ku ka vënë në pah kilet që ka marrë aktori, duke e krahasuar me kohën që është xhiruar filmi ‘Gladiatori’.

Në mbishkrimin e fotos, Zenelaj shkruan: ‘Kam gjithë jetën që dua të bëhem si ky…Tani ky vjen dhe bëhet si unë’.

Kaq ka mjaftuar që Instagrami i tij të pushtohej nga komentet e fansave dhe miqve të cilët qeshnin me postimin e Zenelajt.