1.5 C
Tirana

Aplikon për punë si asistentë në Tiranë, vajzës i ikën truri nga rroga 1500 euro dhe takimi me…

Date:

Share:

Një vajzë e re në moshë ka kontaktuar ditën e sotme me redaksinë e JOQ.al, për të treguar eksperiencën e saj, teksa është munduar të gjejë punë.

Ajo ka dërguar më herët një CV në një adresë emaili të gjetur në internet, për një vend vakant pune. Bëhej fjalë për pozicionin e asistentes në një kompani të re.

Duke menduar se është në shkollë dhe ndonjë para mënjanë do t’i bënte shumë mirë, vajza ka vendosur të aplikojë, por kur ka parë emailin që kompania i ka kthyer, gati sa s’ka vënë duart në kokë.

Më konkretisht, në përgjigje i thuhej se puna që duhej të bënte, ishte të shoqëronte dy ditë në muaj një person të rëndësishëm, titullar të disa kompanive në vend, si dhe të ishte asistentja e tij.

Për këtë “punë” të shoqërueses, për fatin e saj të mirë, do të paguhej plotë 1000 deri në 1500 euro.

E zhgënjyer nga përgjigja që i dhanë në email dhe përshkrimi i pozicionit të punës, vajza shkruan pranë JOQ:

Ç’të bëjmë JOQ! Aplikojmë për punë si asistente dhe del që na kërkojnë eskortë. Që kur asistentet në vendin tonë paguhen 1500 euro dhe paskan për funksion “shoqërimin” e bossit kudo? Mos duhet ta vëmë edhe në gjumë natën? Apo ky është qëllimi?”

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.